Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tiranë, tronditet kur zbulon tradhtinë e burrit e të dashurën shtatzënë, ja çfarë i bën në maternitet

Gjykata-e-Tiranes_5

Një grua rreth të pesëdhjetave ka marrë vesh se bashkëshorti i saj biznesmen kishte krijuar lidhje intime me një tjetër grua, punonjëse në kompaninë e tij. Tronditja dhe acarimi i marrëdhënies në çift ka qenë më i madh kur gruaja ka mësuar se partnerja e re e të shoqit priste një fëmijë nga ai.

Pas këtij momenti, dy gratë janë takuar disa herë. Në këto takime, mes sharjesh e ofendimesh, ato i kanë kërkuar njëra-­tjetrës reciprokisht “hiq dorë” nga biznesmeni.

Nuk bëhet fjalë për skenarin e ndonjë seriali televiziv, por për një histori të ndodhur vitin e kaluar në Tiranë.

Gruaja e biznesmenit ka përfunduar si e pandehur në gjykatën e kryeqytetit, për shkak se gjatë “përplasjes” me të dashurën e të shoqit, ka konsumuar një vepër penale. Situata e bërë shkak për procedimin penal ka qenë një moment kur bashkëshortja e biznesmenit ka shkuar në spitalin ku kishte lindur tjetra dhe është përplasur me familjarët e saj.

Fillimisht dosja ndaj të pandehurës K. E. ka shkuar në gjykatë për akuzën e “përndjekjes”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata ka vlerësuar se e pandehura duhej të fajësohej për “kanosje” dhe të dënohej me 300 mijë lekë gjobë.

HISTORIA
Referuar vendimit të Gjykatës, gjatë debatit gjyqësor, e pandehura K. E. ka pretenduar se bashkëshorti i saj bashkëjetonte me të, ndërsa në deklarimet e saj shtetasja H. K. ka pretenduar se ai ishte ndarë nga bashkëshortja dhe se jetonin bashkë prej shumë kohësh. Vetë bashkëshorti i të pandehurës ka pranuar se ka jetuar me të pandehurën dhe se njëkohësisht ka pasur marrëdhënie edhe me shtetasen H. K. Sipas Gjykatës, kjo mënyrë jetese ka qenë edhe shkaku i krijimit të një marrëdhënieje të vështirë dhe konfliktuale midis të pandehurës K. E. dhe shtetases H. K.

Për shkak se dy femrat pretendonin bashkëjetesën me biznesmenin dhe ky i fundit kishte preferuar të mbante njëkohësisht edhe martesën, edhe marrëdhënien paralele, gjatë vitit 2015 ka pasur të paktën dy takime, si edhe komunikime telefonike apo elektronike midis të pandehurës dhe shtetases H. K. Marrëdhënia ka mbetur e tensionuar dhe ato i kanë kërkuar njëra-tjetrës lënien e biznesmenit.

KANOSJA NË SPITAL
Në një nga muajt e fundit të vitit të kaluar, shtetasja H. K. është shtruar në maternitet për të marrë asistencën e duhur mjekësore për lindjen e fëmijës. Ky fakt është mësuar nga gruaja e biznesmenit, e pandehura K. E., e cila ka shkuar në ambientet e këtij spitali. Gjatë kohës që e dashura e të shoqit ka qenë nën kujdesin e mjekëve, e pandehura ka tentuar të futej në dhomën e saj. Kjo “dëshirë” e saj
është ndërprerë nga familjarët e të parës.

Situata është tensionuar dhe familjarët e H. K. kanë kërkuar edhe ndihmën e personelit të sigurisë së spitalit, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe e kanë shoqëruar të pandehurën jashtë
ambienteve të spitalit.

“Pavarësisht se e pandehura nuk ka arritur të komunikojë me shtetasen H. K., ajo u është drejtuar familjarëve të afërt të saj me fjalët se ‘ai është fëmijë kopil, është zënë në motele, se i ati ishte
burri i saj’ etj”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

Situata është përsëritur edhe të nesërmen e asaj date, duke krijuar një klimë frike tek e dëmtuara H. K. dhe familjarët e saj për jetën dhe shëndetin e të dëmtuarës apo fëmijës që po lindte.

Për këtë shkak, veç ndihmës së personelit, kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë, si dhe kanë paraqitur kallëzim penal ndaj saj. (Panorama)


Komente ( 16 )

  • Te pyetet Dashnorja a i ka blere shtepi ky hypsi, se per gjera te tjera dihet qe po… se te te kaloje jeta duke qene kurvicka e te tjereve dhe te ngelesh dhe pa shtepi, sikur nuk shkon..
    Ato fillojne ta hajne kollodokun qe ne 8-vjecare ju na perrallisni jo dashnia jo terciverci

  • Nuk e kuptoj si mund te thuash “eshte burri im” kur te ka bere kete gje? Si mund te duash te rrish akoma me nje njeri te tille? Me siguri per shkak te ‘parase’ ndaj kjo “zonja” nuk eshte me e ndershme se dashnorja se ndryshe s’do e ulte veten kaq poshte!!!

  • Si nuk ju vjen turp kur thoni se fajin e ka gruja se mbaroi dashuria..!!!
    Po ky maskara biznesmen nuk e di qe denohet po te mbaje njekohesisht dy gra kur nuk eshte ndare me ligj me gruan ?Mjere ne per kete drejtesi qe jep te tilla vendime…prandaj duhet ai i shkrete Viting…
    Iku koha e sojlinjve…erdhi koha e sojsezve!!

  • Po i pergjigjem Elbasan se kjo me duket qenka dashnorja e bisesmenit.Dashuri do te thote respek per tjetrin perkujdesje dhe perkushtim po kto plerat vajza si puna jote ku e din kuptimin e kesaj fjale.Ajo zonja ka bere shum mire nje gje ka bere gabim burrin ta ncirrte jasht jetes se saj se ai akoma me plere se ato k….t qe i ngjiten burrave per leke dhe i shkatarrojne familjet duke ngelur me barre.Te shkretet femije qe lindin kshu.Mos i bej ati tjetrit ate qe nuk do qe te tjeret te bejne ty.Do dali nje dashnore tjeter qe do te bej ty plere te njejten gje

    • OJ GOZE ELBASANI
      JETA ESHTE E SHKURTER DHE JETOHET ME DASHURI
      KUR MBARON ATRACIONI ,,DO TE THOTE KUR NUK TE NGRIFET MA,,,
      ATEHERE DUHET TE KESH KURAJO QE TI THUASH PARTNERIT
      POR KJO GJE VJEN KUR NE JEMI INJORANTE
      DASHURI DHE LIRI SHQIPTARET NUK I NJOHIN
      SIGURISHT EDHE TI
      KUR DASHURON NJE NJERI NE MENDJEN TENDE NUK ELZISTON NJERI TJETER
      E PRA KJO ESHTE DASHURIA E VERTETE
      POR DUHET TA DISHE QE KETE NDJEJE TE KULTIVOSH
      ME QENE GJITHMON POZITIVE
      ASNJEHERE DYSHIME PER PARTNERINO PARTNEREN

  • N,2
    KUR FLAS PER LIRI
    NENKOPTOHET JO TRADHETIA
    POR SI BURRI DHE GRUAJA QE JANE TE DASHURUAR
    JANE GJITHMON TE LIRE NE JETE
    KUR 2 NJERES JANE TE DASHURUAR ,MENDOJNE VETEM NJERIUN QE ATA DUAN
    POR NE TE NJEJTEN KOH NUK JANE XHELOZE
    SEPSE NE NJE DASHURI TE VERTETE NUK KA VEND PER XHELOZI
    KUJT DO TI JAPESH LIRINE SE VETEM NJERIUT QE DASHURON
    PARTNERI NUK MUND TE PERDORET SI SKLLAV
    KUR E PERDOR SI SKLLAV DO TE THOTE SE NUK E DO
    ASHTU SI VEPRIMI I KESAJ GRUAJE INJORANTE

  • JANE GJERAT ME NORMALE QE NDODHIN CDO DITE NE CDO CEP TE BOTES
    50 VJEC
    CFAR KERKON ME KJO GRU?
    SE BURRI SHKON ME GRU TJETER DO TE THOTE SE GRUAJA NUK E KENAQTE ME
    PRA KETE SITUATE ESHTE GRUAJA FAJTORE
    KUR MBAROJNE EMOCIONET PER NJE NJERI MBAROJE DASHURIA
    KJO NDOTH SEPSE NJEREZIT QE NE KEMI MARTU KTHEHEN PADRONE
    O GRUJA BEHET PADRON I BURRIT
    O BURRI BEHET PADRON I GRUAS
    KJO LLOJE SJELLJE SJELL SHKATERRIM
    E VETMIA RRUGE PER NDERTIMIN E NJE FAMILJE ESHTE
    DASHURI + LIRI
    LIRIA JO E KUPTUAR KEQ
    KUR

  • Po cfar kurvash thua moj ana kurvare e lloj lloje biznesmeni 90 %e ktyre kane nga dy familje,

  • ANA

    ska faj e shkreta jan perhapur kurvat ne cdo cep te SHQIPERISE

  • Dhe si perfundim burrin ta mori dhe penalisht po ndiqesh.Cfare fitove?Koken lart zonje.A ke dinjitet?lere ate palaco me “zonjezen” e tij.ke degjuar per karmen?epo do degjosh shume shpejt…ai qe tradheton nje here tradheton gjithmone…ose do tradhetohet nga kjo prishesja e familjeve.keshtuqe mos u merzit.ngri koken lart,fshi syte nga lotet dhe mundohu ta rrjepesh ekonomikisht se ai vetem burre qe seshte qe u mban paralel te dyjave.gjej dike,nje shok te moshes tende…te uroj jete qete ne vazhdim.shumezoji me zero ata.mendon tjeter kush ti vendos gjerat ne vend.
    Ps.e mendova veten per nje moment ne vendin tend ndaj komentova

  • Grua! ose Gra me sakte, Ruaje/Ruajeni burrin biznesmen se ta perlajne gocat e reja 🙂

  • Po me tej….?! Si perfundon seriali dramatik..???

  • Keta jane njerezit qe duan liri te fjales dhe veprimit. Emancipimi i çthurur!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .