TIRANE- Policia e Tiranës ka zbuluar sot një bazë të falsifikimit të pijeve alkoolike dhe etiketave. Baza ishte vendosur në rrugën “Ylber Bylykbashi”.

Burime nga blutë e kryeqytetit bënë me dije se në pranga kanë përfunduar dy vëllezër, përkatësisht; shtetasi Sh.Hasa dhe E.Hasa, ndërsa dyshohet se pjesë e këtij rrjeti ishte dhe një tjetër person, i cili kryente transportin.

Ky operacion u ndërmorr nga Antikrimi Ekonomik në Policinë e Tiranës. Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore prokurorisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: