Pas një kohe të gjatë jashtë stadiumeve, Kupa e Shqipërisë, riktheu në impiantin e “Elbasan Arenës” tifozët më të zjarrtë të Tiranës, “Tirona Fnatics”.

Mbështetësit bardheblu nuk mund t’a linin këtë rast për të mos shpalosur kritikat etyre ndaj kreut të klubit, Refik Halilit, të cilin e akuzojnë si fajtorin kryesor të rënies së Tiranës për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë.

Në fillimin e ndeshjes, “Tirona Fanatics”, shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Tregohu i sinqertë, pranoje që je mashtrues”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb