Skënderbeu dhe FSHF u përballën më 22 janar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pas apelimit të klubit korçar kundër vendimit të Komisionit të Etikës, që iu hoqi bardhekuqve titullin e sezonit 2015-2016 me një vendim të datës 23 qershor 2017.

Skënderbeu u përfaqësua në Lozanë me presidentin Ardjan Takaj dhe juristin Lorin Burba, duke kërkuar që vendimi i Komisionit të Etikës të hidhej poshtë, pasi klubi nuk mund të gjykohej dy herë për të njëjtën çështje.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë drejtuesve të Skënderbeut se deri në javën e ardhshme, KAS do të marrë vendim për këtë çështje. Pra, ose pritet të lërë në fuqi vendimin e Etikës, ose do ta zhbëjë atë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/titulli-i-hequr-i-skenderbeut-ja-kur-pritet-te-merret-vendimi-nga-kas-i/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: