Tirana ka marrë një tjetër lajm të mirë sot sa i përket afrimeve për sezonin e ri. Hardi Binguila, një lojtar i kërkuar prej kohësh nga klubi bardheblu, ka marrë lejen e qëndrimit në vendin tonë dhe tashmë i lind e drejta që të shkelë në tokë shqiptare pa probleme.

Ish-mesfushorit të Okserit i është rezervuar bileta e avionit dhe pritet që këto dy ditë të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar. Në klubin bardheblu ai cilësohet si pasardhësi ideal i Merveil Ndokyt, por tashmë pritet që këto të dhëna dhe forcën reale ta tregojë në fushën e lojës me skuadrën e drejtuar nga Ze Maria./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: