TIRANE– Pas deklaratës së kreut të LSI, Ilir Meta mbi të ashtuquajturën “qeveri e besimit” vijojnë debatet dhe komentet brenda së majtës. Pas Erjon Braçes, Milena Haritos dhe Namik Koplikut, së fundmi është deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku që reagon kundër këtij propozimi të LSI-së.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo thotë se nuk do votojë asnjë qeveri besimi pasi do të shkelte besimin e qytetarëve që i kanë dhënë votën.

“Qeveri besimi? Im gjysh ma ka lexu shumë herët dhelprën dhe Maçokun e Pinokut. Nuk votoj asnjë qeveri besimi që çon në esfel besimin e atyre që më besuan votën. I vetmi besim (tokësor) që ndjek me dëshirë është artisti Besim Zekthi me vallen e Shqipeve”, – shkruan Shamku.
ledi-shamku-status
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb