Gerard Pique duket se nuk është i vetmi sportist në familjen e tij. Shakira duket se po e sfidon mjaft mirë kampionin e Barcelonës, por kolumbiania e bën në një disiplinë tjetër sportive, në bejzboll.

Këngëtarja shfrytëzoi profilin e saj në instagram për të publikuar një video ku ajo shfaqet duke bërë një goditje bejzbolli, ndërkohë që në sfond dëgjohet edhe zëri i futbollistit.

“Në familje ka edhe një sportist tjetër. Shiko e mëso, Pique!”, lexohet në mesazhin që shoqëronte videon e Shakirës në Instagram.

Shakira dështoi në gjuajtjen e parë, por kreu edhe një të dytë falë edhe këmbënguljes së vetë Pique. Këtë radhë 38 vjecarja u tregua e saktë duke bërë që edhe futbollisti të shfaqej entuziast.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: