JAPONI – Japonia është tronditur sot nga dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7.1 dhe 7.4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmeteve është lokalizuar 5 km në verilindje të Kumamoto-s, me një thellësi 10 kilometra.
Momentalisht nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin për cunami.

Të enjten 9 persona humbën jetën dhe 19 shtëpi u shembën, pasi një tërmet goditi jugun e Japonisë. Tërmeti prej 6.2 ballësh u regjistrua në afërsi në qytetit Ueki dhe u pasua nga disa lëkundje dytësore me intensitet më të vogël. Tërmeti, megjithëse jo një nga më të fortët që ka Japonia, rezultoi mjaft i rrezikshëm pasi ishte në thellësi të vogël, vetëm 10 km nga sipërfaqja e tokës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb