TIRANË- Një i moshuar 70­-vjeçar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme duke u hedhur nga kati i shtatë i një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të pasdites, te “Rruga e Thesarit”, pranë zonës së “Freskut”.

Deri tani nuk dihen motivet e vetëvrasjes, apo identiteti i të moshuarit. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Kjo e fundit ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Nga informacionet paraprake, dyshohet se i moshuari ishte somnambul. Në momentin kur ndodhi ngjarja, ai ishte duke fjetur dhe është çuar nga shtrati dhe ka dalë në ballkon, ku është edhe hedhur nga kati i shtatë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: