TIRANE- Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk i ka kursyer batutat dhe rrëfimet për fëmijërinë e vitet e shkollës në një takim me prodhuesit shqiptarë, me qëllim për të promovuar produktet e mrekullueshme “Made in Albania”, si markë konkurruese në tregun rajonal e botëror.

“E kam shumë siklet të dhuroj libra, kur isha i vogël tmerr e kisha të dhuroja pulla poste. Për të tjerat jam shumë zemërgjerë”,- tha Meta duke qeshur.

Në konferencën me temë “Gjergj Kastriot Skënderbeu në ekonominë shqiptare”, Presidenti nuk nguroi të recitonte në anglisht edhe një poezi për Skënderbeun të poetit të shquar amerikan i shekullit të 19-të Henry Wadsworth Longfellow.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: