ITALI- Dy të rinj shqiptarë kanë rënë dje në pranga, pasi akuzohen të jenë autorë të disa vjedhjeve. “Ansa” shkruan se dy kushërinjtë shqiptarë, 22 dhe 25 vjeç, dyshohet se që nga viti 2015 kanë vjedhur në apartamente në zonat e Pesaro-s, Riçione-s dhe në Rimini.

Mësohet se me anë të një mekanizmi me një shufër hekuri dhe kaçavida, shqiptarët ndërhynin në dritaret e banesave dhe më pas hynin brenda, duke vjedhur bizhuteri, para dhe rroba.

Vetëm në zonën e Pesaro-s në Villa Fastiggi, nga qershori deri para pak ditësh, dy kushërinjtë kanë hyrë në 30 apartamente, duke siguruar kështu sende me vlerë nga 1,500-2000 euro dërgoheshin çdo javë në Shqipëri. Sakaq, policia italiane po heton lidhur me dokumentimin e plot të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb