Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tmerri në Paris/ Autori i sulmit me armë, i skeduar më herët për terrorizëm

3F6DFF4A00000578-4429938-image-m-38_1492718299934

PARIS- Ndërsa minutat kalojnë, edhe autoritetet në Paris të Francës po mundohen të konkretizojnë gjithnjë e më shumë hipotezën se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Policia bën me dije se, personi i vrarë nga policia në Paris, njëri nga ata që hapi zjarr ndaj policëve ishte i njohur për autoritetet franceze. Ai ka qenë i skeduar si një person me prirje radikale dhe i rrezikshëm. Policia ka nisur menjëherë kontrollin në vendbanimin e tij në Seine-et-Marne, në lindje të Parisit.

Zëdhënësi i ministrit të jashtëm francez bën me dije se objektivi i sulmit në Champs-Elysees ishte policia.

Policia po mban të blinduar të gjithë zonën për shkak se është duke kërkuar atentatorin e dytë, i cili siç bëjnë me dije mediat lokale është fshehur në një parking të zonës. Në zonë janë parë forca të armatosura, snajper dhe helikopterë që patrullojnë.

Sulmi i sotëm në Paris vjen tre ditë nga zhvillimi i raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa dy kandidatët në garë Marine Le Pen e Frontit Kombëtar dhe Jean-Luc Melenchon i ekstremit të majtë po zhvillonin një debat live në TV.

Presidenti francez Francois Hollande ka caktuar një takim urgjent pas sulmit.

Që nga viti 2015-të Franca është në gjendje të jashtëzakonshme dhe me nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë pas një një seri sulmesh terroriste, nga të cilat kanë mbetur të vrarë mbi 230 njerëz.

Mijëra policë ruajnë dhe patrullojnë në zonat kryesore turistike përfshi këtu edhe Champs Elysees, ndërtesat qeveritare dhe objektet fetare, por me sa duket dy persona të armatosur kanë arritur të shkaktojnë sërish tmerr dhe panik, duke lënë të vdekur dy policë, dhe të plagosur një tjetër.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Mbaj me buke keta morracake shkretetire e magrebi! Merini e hidhini ne shkretetire nga avioni pa parashute keta ndyresira!

  • 8

    Keni nje qe ben “ham ham ham” ne cader. Ky tipi beri kasaphane ne Shqiperi.

  • normal, te gjithe keshtu jane sepse e kane ne kuran ” Vrisni te pafete ( jomyslimant) kudo to gjeni” …. “Luftoni e therni te Krishtert” ( Quran 9:5).

    Madje per te mbuluar krimet, dhe per tu maskuar feja e tyre i meson te genjejne.
    Genjeshtra eshte nje nder gjerat kryesore qe mesohet ne kultin islamik. Quhet Al Taqqiya. Ne shqip perkthehet “Genjeshter”. Muhameti ullezon ndjekesit te genjejn kudo per perfitim personal dhe te islamit.
    Keto gjera jane lehtesisht te verifikueshme ne Kuran Hadith dhe Internet publik. Kerkoni per Al Taqqiyah ne internet dhe nuk do tu besoni syve tuaj se cfar predikon ky kult islamik

  • Zagaret jane duke bere terror! Mjere populli qe vuan nga gryksit e pa ngopur te parase e te dynjase.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.