PARIS- Ndërsa minutat kalojnë, edhe autoritetet në Paris të Francës po mundohen të konkretizojnë gjithnjë e më shumë hipotezën se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Policia bën me dije se, personi i vrarë nga policia në Paris, njëri nga ata që hapi zjarr ndaj policëve ishte i njohur për autoritetet franceze. Ai ka qenë i skeduar si një person me prirje radikale dhe i rrezikshëm. Policia ka nisur menjëherë kontrollin në vendbanimin e tij në Seine-et-Marne, në lindje të Parisit.

Zëdhënësi i ministrit të jashtëm francez bën me dije se objektivi i sulmit në Champs-Elysees ishte policia.

Policia po mban të blinduar të gjithë zonën për shkak se është duke kërkuar atentatorin e dytë, i cili siç bëjnë me dije mediat lokale është fshehur në një parking të zonës. Në zonë janë parë forca të armatosura, snajper dhe helikopterë që patrullojnë.

Sulmi i sotëm në Paris vjen tre ditë nga zhvillimi i raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa dy kandidatët në garë Marine Le Pen e Frontit Kombëtar dhe Jean-Luc Melenchon i ekstremit të majtë po zhvillonin një debat live në TV.

Presidenti francez Francois Hollande ka caktuar një takim urgjent pas sulmit.

Që nga viti 2015-të Franca është në gjendje të jashtëzakonshme dhe me nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë pas një një seri sulmesh terroriste, nga të cilat kanë mbetur të vrarë mbi 230 njerëz.

Mijëra policë ruajnë dhe patrullojnë në zonat kryesore turistike përfshi këtu edhe Champs Elysees, ndërtesat qeveritare dhe objektet fetare, por me sa duket dy persona të armatosur kanë arritur të shkaktojnë sërish tmerr dhe panik, duke lënë të vdekur dy policë, dhe të plagosur një tjetër.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb