ELBASAN – Një ngjarje e rëndë ka  ndodhur në qytetin e në Elbasanit ku një i mitur ka varur veten në kasollen e bagëtive. Policia njoftoi se në fashtin Dëshiran në Belsh 12 vjeçari me inicialet E.E është gjetur i vetëvarur nga familjarët të cilët më pas kanë njoftuar autoritetet.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore në trupin e 12 vjeçarit nuk kanë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.11.2017 salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran Belsh në kasollen e bagëtive kanë gjetur të vetëvarur me litar shtetasin e mitur E. E., 12 vjeç.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore në trupin e 12 vjeçarit nuk kanë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: