TIRANE– Artistët të mbështetur nga qytetarët dhe shoqëria civile kanë zhvilluar edhe mbrëmjen e sotme protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Por ajo që ka habitur artistët dhe të pranishmit sot ishte fjala e një qytetari nga Tirana, i cili tha se ka një tokë në Tiranë të cilën duan tja grabisin, por ai e dhuron për Teatrin.

“Unë jam një qytetar i Tiranës. Lindur dhe banues në Tiranë. Kam ardhur këtu të mbështes kauzën kundër prishjes së Teatrit. Këta nuk kanë një drejtor. Unë e di mirë se si vidhen pronat në Tiranë dhe ne nuk duhet të lejojmë që këtë tokë ta grabisin Erion Veliaj me Edi Ramën. Unë kam një pronë në mes të Tiranës që do të ma vjedhë Edi Rama me Erion Veliaj dhe deklaroj publikisht se do ta fal për Teatrin, për qindra mijëra euro. Dhe ne i mbledhim lekët për Teatrin”- tha qytetari, i cili ka marrë duartrokitje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: