TIRANE – Rreth një muaj para se të përjashtohej nga grupi parlamentar socialist, deputeti Tom Doshi ka blerë aksionet e Dritan Priftit të kompania “Beata”, e cila është pulari me prodhim dhe shitje vezësh, import/eksport. Sipas ekstraktit të zbuluar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të biznesit në datën 17 shkurt, Tom Doshi bleu 5% të aksioneve që zotëronte Dritan Prifti, duke rritur vlerën e aksioneve në këtë kompani nga 35 ne 40%.

Ndërsa pjesa tjetër e aksioneve të Dritan Priftit, prej 20%, i është shitur një kompanie tjetër me emër “Premier Service” me administratore Ledia Hysi. Deputeti Tom Doshi rezulton aksioner dhe te kompania “Infood”, e cila u sekuestrua nga policia për falsifikim të etiketave të produkteve ushqimore. Sipas AKU, mësohet se në një shtëpi të marrë me qira nga firma “Infood”, përdorej magazinimi i produkteve të skaduara, të cilave iu ndërrohej etiketa dhe më pas shpërndaheshin nëpër markete dhe tregtoheshin. Policia e Tiranës vuri në pranga Angjelina Kukaj, administratoren e firmës. Produktet e skaduara që më pas tregtoheshin për konsumatorët me etiketa false, i përkasin një game të gjerë, si çokollata, shampanjë, qumësht të huaj, djathëra bebe dhe danez, etj. Aksioni ka nisur mbrëmjen e djeshme, ndërsa po vijon hetimi i policisë, AKU-së dhe Krimit Ekonomik. Fabrika “Infood” ndodhet në autostradën Tiranë–Durrës, 5 km në perëndim të qytetit të Tiranës dhe merret kryesisht me tregtimin dhe transportin e produkteve ushqimore. Sipas ekstraktit historik në QKR, zbulohet se deputeti Tom Doshi është aksioner në këtë kompani, me 10% të aksioneve.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: