Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tom Doshi rrëfen telefonatën me Edi Ramën: Më uroi për fitoren, çfarë biseduam

Doshi

SHKODËR- Deputeti Tom Doshi ka siguruar mandatin tjetër nga Shkodra dhe sot ka rrëfyer se për fitoren e ka uruar edhe kryeministri Edi Rama. Në një dalje para mediave lokale në Shkodër, Doshi ka thënë se premtimet e tij do kenë mbështetjen e kryeministrit Rama, raporton për “BalkanWeb” gazetari Senad Nikshiqi.

“E kam uruar kryeministrin Rama për fitoren dhe kryeministri më ka uruar. Premtimet e mua kanë mbështetjen e kryeministrit për mandatin 4-vjeçar”, tha Doshi.

Për ministrin Ditmir Bushati, Doshi u shpreh se “ai ka lindur i zi dhe s’ka pse ta komentojë”.
Më tej ai premtoi se do të mbështesë Vllazninë në sezonin e ardhshëm që të formojë një skuadër të mirë ndryshe nga 5 vitet e fundit.

“Unë e mora i vetëm mandatin dhe më shumë faktor kundër meje duke tentuar të më dëmtojnë”, u shpreh Doshi.
Deputeti ish-socialist denoncoi edhe blerjen e votave.
“Çfarë nuk është bërë. Janë blerë 3 vota 1 mln lekë te vjetra apo një vote 100 euro. Bëra gabim që bëra atë miting sepse i futi frikën kundërshtarëve dhe morën masa. Prisja një rezultat edhe më të mirë”, deklaroi Doshi.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 10 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.