TIRANE- Ish-kryeparlametarja Jozefina Topalli teksa komentoi situatën politike në vend, ironizoi marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha.

Me anë të një postimi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, demokratja rikujtoi qëndrimin që mbajti gjatë një interviste në një studio televizive, ndërsa shtoi se vendi ka mbetur pa opozitë.

“Ata janë të gjithë bashkë. Vendi është pa opozitë. Rama është bërë edhe me i rrezikshëm.”, citohet në mesazhin e Topallit.

“Është e vërtetë që në legjislaturën e kaluar ishte amendimi i kodit zgjedhor. U la në ditën e fundit dhe shkoi në asgjë. Ishte një mungesë e lidershpit. Sot është një fasadë pasi të dalin kryetar Lulzim Basha dhe të flasë për votën e lirë, është shumë e guximshme. Asnjë se pranon si kalorës të votës së lirë, Bashën, duke ditur se çfarë ka bërë me votën në muajt e nxehtë të verës. Kur theu statutin, manipuloi pjesëmarrjen, shpalli rezultatin që e kishte shkruar muaj më parë. Ky është një aspekt brenda PD. Më datë 17-18 maj, zoti Basha i dhuroi Ramës mandatin e dytë, që ai ka. 25 qershori ishte certifikim i marrëveshjes që i dhuroi Basha, Ramës. Përgjegjës për këtë është Basha. Nëse në 17-18 maj Basha i fali mandatin e dytë, në 22 korrik, ai i ka falur të tretin të qeverisës së Ramës”, pohoi Topalli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb