“Triplete de Oro”, e 3-ta e artë, ky ishte titulli online i spanjolles “Marca” që shoqërohej me foton e Cristiano Ronaldo-s duke ngritur lart trofeun më të rëndësishëm individual. Talenti portugez mposhti për të dytin vit radhazi Leo Messi-n, në një garë e cila prej 7 viteve sheh këto dy personazhe si aktor kryesor. Dualizimi Ronaldo-Messi vijon prej vitesh edhe në shtypin e shkruar. “Mundo Deportivo”, e përditshme pranë Barcelonës, si titull kryesor ka zgjedhur: “Messi-Ronaldo 4-3” si për të kujtuar që ylli katalanas është ende në avantazh në garën e tyre për “Topin e Artë”. “Mundo Deportivo” fokusohet më shumë tek fjalët e Messi-t që shuan zërat për një largim të mundshëm nga Barça, se sa në triumfin e Ronaldos. Edhe dy spanjollet e tjera “AS” dhe “Sport” ndahen kurë behët fjalë për ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në Zyrih. “AS” zgjedh fjalët e Ronaldos: “Vitin e ardhshëm dua të arrij Messi-n”, ndërsa “Sport” si titull kryesor ka premtim e Leos: “Vitin e ardhshëm do jem tek Baça”.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb