BRITANI E MADHE – Disa kuzhinerë ëmbëlsirash në Britani të Madhe, kanë krijuar torta që përngjajnë me kafshët e egra, në shenjë proteste për mbrojtjen e specieve në zhdukje. Zoe Fox është në mesin e ‘Bakers Unite to Fight’, që ka shpenzuar mbi 300 orë, për të punuar tortën si tigër.

Kuzhinierja 37-vjeçare ka përpunuar kremin dhe çokollatën, për të lyer shtresat e brumit, të prera me shumë kujdes. Në anën tjetër, kolegët e saj kanë punuar disa kafshë e shpendë të tjera, një papagall, elefant të vogël dhe të tjera. Në këtë mënyrë ata po kërkojnë që të mbrohen këto gjallesa, që kanë mbetur në numër shumë të vogël.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb