NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

10 kokrra vezë
300 gr arra të grira
10 biskota pa yndyrë të grira
2 lgj peksimadhe
10 lgj sheqer Teuta

Sherbeti:
500 gr sherqer Teuta
350 ml ujë
2 lgj lëng limoni
Lëkurë limoni

Përgatitja

Fillimisht ndajmë vezët, të verdhat në një tas dhe të bardhat në një tas tjetër.

Fillimisht rrahim të bardhat e vezëve me 5 lugë sheqer Teuta derisa të bardhat të bëhen marengë e plotë. Shtojmë më pas sheqerin e mbetur (5 lugë) tek të verdhat e vezëve dhe e rrahim derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.

Bashkojmë dy tasat me vezë (marengën dhe të verdhat) në një tas të vetëm dhe i përziejmë mirë së bashku. Shtojmë më pas arrat dhe biskotat të grira imët, pak pluhur pjekës dhe 2 lugë peksimadhe. E trazojmë mirë brumin dhe më pas e vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë dhe të spërkatur me pak peksimadhe. E vendosim në furrë të piqet (furra duhet të jetë e parangrohur) në temperaturën 170 gradë Celsius për 40 minuta.

Ndërkohë vendosim në zjarr 350 ml ujë me 500 gr sheqer Teuta, 2 lugë lëng limoni dhe pak lëkurë limoni dhe e lemë sherbetin të vlojë. Pas 5-7 minutave nga vlimi e largojmë dhe e lemë të qëndrojë i nxehtë mesatarisht.

Pasi ëmbëlsira të jete pjekur e largojmë nga furra, e lemë të ftohet për 15 minuta, e presim në racione dhe më pas e sherbetosim. Pasi të ftohet plotësisht e shërbejmë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: