Nga: ZONJA VJOLLCA
Bazë pandispanje
100 gr çokollatë e bardhë
250 gr maskarpone
1 lgj mjaltë
200 ml pana ëmbëlsire
500 gr luleshtrydhe

Fillimisht rrahim panën e ëmbëlsirës, më pas panën e trazojmë me maskarponen dhe me nje lugë mjaltë. I përziejmë mirë me një spatul dhe më pas e shtojmë kremin e përgatitur mbi një bazë pandispanje. Presim luleshtrydhet vertikalisht me gjithë gjethe dhe i vendosim në mënyrë rrethore mbi kremin. Më pas shkrijmë çokollatën e bardhë dhe spërkasim me të luleshtrydhet.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb