Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pako tortilla
400 gr fileto pule
150 gr salcë kosi
3 speca gogozhare
1 luge gjelle lëng limoni
½ qepë të kuqe
½ tufë koriandër
Sallatë jeshile

Fillimisht marinojmë filetot e pulës me kripë, piper dhe vaj ulliri, më pas i kalojmë në zgarë dhe i pjekim mirë derisa mishi të zverdhet nga të dy anët. I largojmë filetot nga tigani, i lemë të ftohen dhe i copëtojmë në copëza të vogla.
Në një tas të vogël përziejmë salcën e kosit me një lugë lëng limoni.
Presim specat gogozhare në shirita ndërsa qepën e kuqe e presim në feta. Sallatën jeshile sipas preferencave ose e presim ose e lemë gjethe.
Vendosim piten e tortillës në një tigan dhe e ngrohim pak. Lyejmë komplet sipërfaqen e pites me salcën e kosit. Shpërndajmë qepët, koriandrën dhe specat. Mbi to hapim 2 gjethe sallate jeshile dhe mbi sallatë vendosim copëzat e pulës. E mbledhim më pas role dhe pasi e presim në dy gjysma e shërbejmë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb