Totenham nuk ka zvhilluar takim e saj në “Premier league” pasi ka qenë e angazhuar në “Fa Cup” atje ku ka mposhtur me rezultatin e thellë 6-0 modestet e Millëall. Të besuarit e Pochetinno-s e morën në dorë takimin që në minutën e 10 dhe më pas shënuan golat njëri pas tjetrit. Në sy ra sulmuesi nga Korea, Son, i cili realizoi tripletë.

Por jo gjithçka ka shkuar mirë për Totenham në këtë takim. Sulmuesi kryesor i tyre me mjaft emër, Hary Kane, është detyruar të dalë nga loja në minutën e 10-të pas një dëmtimi të frikshëm të pësuar gjatë përplasjes me një nga kundërshtarët.


Nga video duket këmba e shtrembëruar e Kane pas ndërhyrjes së ‘pakujdesshme’ të kundërshtarit. Ende nuk është qartësuar plotësisht, por pritet që sulmuesi të mungojë për afërsisht dy muaj.
nintchdbpict000308386960
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: