TIRANE – Avokati i Popullit, Igli Totozani është angazhuar në përgatitjet për zbatimin e një Plan- Veprimi të përbashkët rajonal, për të përballuar krizën e refugjatëve, në rast se Shqipëria do të përballet me një fluks të mundshëm.

Ky dokument është dakordësuar mes përfaqësuesve të Avokatit të Popullit – institucioneve kombëtare për të Drejtat e Njeriut të Shqipërisë, Austrisë, Kroacisë, Greqisë, Kosovës , Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Turqisë në një konferencë të organizuar në Selanik të Greqisë.

Plani i veprimit parashikon që refugjatët dhe emigrantët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes kundër çdo diskriminimi dhe kundër çdo nxitjeje për diskriminim, si dhe çdo shtet ka për detyrë të kryejë angazhimet e veta përkatëse kombëtare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Plani për veprim në vijim fokusohet kryesisht në aktivitetet e përbashkëta të institucioneve të Avokatit të Popullit në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të refugjatëve dhe emigrantëve. Çdo institucion pjesëmarrës duhet të planifikojë aktivitetet e veta përkatëse me synim përmbushjen e qëllimeve, misionit dhe detyrave për të cilat është rënë dakord në kuadër të Deklaratës së Beogradit, duke marrë parasysh burimet e disponueshme si dhe mandatin në çdo kontekst kombëtar.

Detyrat e përbashkëta parashtrojnë investigimin dhe shpjegojnë se si situata aktuale i privon ose jo azilkërkuesit e mundshëm nga mundësia për të ushtruar të drejtën e tyre si dhe të kërkojnë mbrojtje. Po ashtu parashikohet reagimi edhe për mbrojtjen e fëmijëve të pashoqëruar si dhe e personave të tjerë në nevojë; dukuritë e keqtrajtimit dhe shfrytëzimit të emigrantëve / refugjatëve. Procedurat e kthimit të detyruar; gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobisë; rolin e komuniteteve lokale dhe administratës lokale; bashkëpunimin ndërkufitar si dhe zbatimin e procedurave.

Në këtë kontekst, Avokati i Popullit, emëron dy persona kontakti për institucion me qëllim koordinimin dhe lehtësimin e veprimeve të përbashkëta të ndjekjes që nevojiten për zbatimin e deklaratës së Beogradit, siç është e detajuar në Planin për Veprim.

Grupi i personave të kontaktit (përkohësisht i quajtur “Grupi i Veprimit”) do të shkëmbejë informacion mbi aktivitetet individuale të Avokatit të Popullit dhe do të diskutojë rregullisht me anë të mesazheve e takime të drejtpërdrejta në web si dhe mjeteve të tjera të asistuara nga IT-të, të gjitha propozimet për veprimet, aktivitetet e përbashkëta dhe praktikat më të mira.

Grupi i Veprimit do të prezantojë brenda tre muajsh pas marrëveshjes propozimet e detajuara të Planit për Veprim në lidhje me logjistikën e veprimeve të mëposhtme prioritare:

– Krijon një listë minimale të kërkesave me qëllim ngritjen e një Grupi operacional për veprim,
– Harton dhe përditëson vazhdimisht një plan përsëritës pune,
– Nis një studim krahasues mbi procedurat dhe rregullat e aplikuara nga shtetet përkatëse,
– Përpilon një listë të plotë të të gjitha shërbimeve të Avokatit të Popullit në dispozicion të çdo vendi në rajon,
– Krijon dhe ruan bankat e të dhënave si dhe faqen e brendshme të internetit.

– Identifikon dhe heton në veçanti fenomene të dokumenteve të mbajtura nga autoritetet kufitare, policia ose ato të emigracionit që duhet të regjistrohen zyrtarisht.
g. Fushata / rrjeti (Observues)
Informacion për refugjatët / emigrantët:
– Përbën një listë të plotë të të gjitha shërbimeve të Avokatit të Popullit (në lidhje me ankesat, etj) në dispozicion të çdo vendi, duke përfshirë detajet e kontaktit dhe e bën atë listë të disponueshme (në anglisht, frëngjisht, arabisht, gjuhë Farsi, Pashto etj) në formën e një posteri të njëjtë në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat e refugjatëve / emigrantëve.
– Aty ku tashmë nuk është i disponueshëm, shkruan, rregullon dhe publikon fletëpalosje / broshura (në anglisht, frëngjisht, arabisht, Farsi, Pashto etj) duke ofruar informacione mbi të drejtat e refugjatëve / emigrantëve, procedurat kombëtare dhe të BE-së, të dhënat e kontaktit të institucioneve / OJQ-ve, dhe të tjera informacione përkatëse. Jep informacion mbi ligjet e aplikueshme dhe rregulloret lokale, si dhe normat zakonore e morale, për të parandaluar ndonjë keqkuptim apo skandal që rezulton nga ndryshimet në kuadrin ligjor dhe kulturor.
– Krijon një qendër të përbashkët thirrjeje dhe një numër për thirrjet ndërkombëtare për informacion në lidhje me ankesat në bashkëpunim me shoqërinë civile apo organizatat ndërkombëtare aktive të zonës.
Komunikimi me publikun e gjerë (të fushatës):
– Nis fushatën e përbashkët në radio/ televizion për të drejtat e refugjatëve / emigrantëve dhe detyrimet e autoriteteve kombëtare / rajonale / lokale.
– Nxit kërkime mbi ndikimin ekonomik të refugjatëve / emigrantëve ndaj vendeve pritëse për të luftuar keqinformimet, paragjykimet dhe ksenofobinë.
– Angazhohet në mënyrë pro-aktive në debatin publik me anë të artikujve të botuar në gazeta
/ faqet e internetit, duke marrë pjesë në diskutime në televizion / radio etj për të luftuar ksenofobinë dhe për të sfiduar gjuhën e urrejtjes.
Shkëmbimi i informacionit / rrjetit (observues):
– Promovon sinergjitë mes institucioneve të Avokatit të Popullit.
– Merr pjesë në mënyrë aktive në rrjetet rajonale / observuese të Avokatit të Popullit për të monitoruar situatën në terren dhe për të siguruar të reja të vazhdueshme në lidhje me rrugët, procedurat dhe logjistikën.
– Vendos persona kontakti në shërbim të çdo institucioni të Avokatit të Popullit për të ndarë, koordinuar dhe menaxhuar informacionin në kuadër të Planit aktual për veprim.
– Krijon bankën e të dhënave dhe faqen e brendshme të internetit, në anglisht, për të lehtësuar informacionin e mësipërm për dhe nga autoritetet kombëtare:
– Merr pjesë në rrjete dhe vëzhgues të tillë si organet kombëtare të monitorimit të fluksit të refugjatëve / emigrantëve, gjuhës së urrejtjes, sulmeve raciste etj.
– Këshillon në lidhje me projekt-legjislacionin dhe ndikon në ndryshimet e praktikave ekzistuese të autoriteteve kombëtare.
– Krijon kanale informacioni në lidhje me numrin e refugjatëve / emigrantëve si dhe vendndodhjen e të ardhurve, qendrat e pritjes, logjistikën etj.
– Angazhohet në kontakte të rregullta dhe misione për gjetjen e faktve në vend.
Informacione për dhe nga institucionet ndërkombëtare dhe OJQ-të:
– Krijon kanale të vazhdueshme të informacionit në lidhje me numrin e refugjatëve / emigrantëve si dhe vendndodhjen e të ardhurve, qendrat e pritjes, logjistikën etj.
-Vë në dispozicion fletëpalosje të Avokatit të Popullit, broshura për organizatat që punojnë në terren dhe inkurajon përhapjen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: