VLORE– Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj zhvilloi një takim në drejtorinë vendore të Policisë në Qarkun Vlorë, ku falënderoi drejtuesit dhe efektivët e policisë për dy operacionet e fundit të kapjes së tonelatave kanabis sativa. Operacionet policisë në qarkun Vlorë do të thellohen deri në pastrimin e plotë të sasive të mëdha të kanabisit të grumbulluara në dy vitet e fundit dhe kapjen e kokave të narkotrafikut.

20179980_320790658346777_1191369229_n (1)

Po ashtu, ministri Demiraj inspektoi repartin elitë të policisë shqiptare “Delta Forcë”, efektivët e të cilit janë të angazhuar ditë për ditë në goditjen e trafiqeve të paligjshme në vijën bregdetare. Rritja e kontrollit kufitar dhe bregdetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjithë trafiqeve të paligjshme është prioritet madhor i qeverisë shqiptare.

20216238_320790648346778_919943164_o (1)

Ministri Demiraj ka zbritur në terren prej ditësh për të koordinuar përpjekjet e qeverisë dhe strukturave ligjzbatuese për kontrollin e territorit, hapësirës ajrore dhe vijës bregdetare me qëllim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: