TIRANE – Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një status në Facebook thotë se paratë e fituara nga trafiku  i drogës në vend po trondisin kursin e euros.

“Prokurori i antimafias Nicola Grattieri deklaron qarte qe Shqiperia eshte vend i perfshire nga droga dhe parate e droges blejne zgjedhjet dhe jane futur ne bisnesin e ndertimit,” shkruan Vasili.

Kreu i grupit të LSI, shprehet se “ne Shqiperi eshte tronditur kursi i euros per shkak te qindra milion euro te droges qe futen ne bisnese ndertimi mu ne mes te Tiranes”.

Statusi i plotë

Qindra milionet e droges trondisin kursin e euros ,Prokuroria nuk i sheh….Kjo ishte reforma ne drejtesi???

Prokurori i antimafias Nicola Grattieri deklaron qarte qe Shqiperia eshte vend i perfshire nga droga dhe parate e droges blejne zgjedhjet dhe jane futur ne bisnesin e ndertimit.

Ne Shqiperi eshte tronditur kursi i euros per shkak te qindra milion euro te droges qe futen ne bisnese ndertimi mu ne mes te Tiranes.Fakt shume i qarte dhe shkaterrues per shoqerine ,ekonomine dhe demokracine shqiptare,qe e sheh cdo shqiptar, nga ekonomistet e deri tek qytetari me i thjeshte

Prokuroria “cuditerisht” nuk e sheh,nuk leviz gishtin,ben sikur merret me gjithshka, por jo me kete.

A mos jane futur parate e droges kembekryq edhe ne prokurori dhe ja kane lidhur duart e i kane mbyllur syte.Sepse kullat e parave te droges nuk ka nevoje as ti hetosh pasi shihen edhe dritaret e prokurorise.

Kjo heshtje eshte kriminale sa edhe vete droga.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: