Dëshira për të parë skuadrën e zemrës i ka marrë jetën rreth 30 personave në Calabar të Nigerisë.
Sportdashësit që janë identifikuar si mbështetës të Manchester United ishin mbledhur për të parë ekipin e Mourinho-s në sfidën e mbrëmshme që djajtë luajtën kundër Anderlect për “Uefa Europa League”, raporton “The Sun”.
Ata kanë humbur jetën teksa kabulli elektrik i shkëputur nga transformatori i cili shpërtheu dy herë ra mbi godinën ku tifozët e United mblidheshin për të parë ekipin e tyre.
Zyrtarët e policisë në Nigeri thonë se 7 persona vdiqën menjëherë, por numri i tyre mendohet të jetë shumë më i lartë pasi mjaft të dëmtuar rëndë u dërguan në spital.
Banorët rezidentë konfirmojnë dyshimet e policisë të cilët shprehen se numri i të vdekurve është shumë më i lartë, mbi 20. Ndërsa theksojnë se të pranishëm ishin rreth 80 persona.
Për tragjedinë, klubi i Manchesterit ka dashur të ngushëllojë të afërmit me një status në Twitter: “Mendimet tona shkojnë për tifozët e bashkuar të Manchester United, miqtë dhe familjarët e tyre të tragjedisë në Calabar, Nigeri”, thuhej në reagimin zyrtar të klubit.
(e.k/BalkanWeb)