GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të muajit gusht në një familje greke në Greqi, ku babai ka vrarë vajzën e tij 18-vjecare . Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Petroupoli” në Athinë, teksa 18-vjecarja ndërroi jetë në spital në fillim të këtij muaji. Fillimisht u raportua se në shtëpi kishte rënë zjarr dhe babai e vajza ishin asfiksuar, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se adoleshentja kishte shenja dhune dhe ishte mbytur nga i ati. 55 vjecari ndodhet në spital dhe nuk është marrë në pyetje ende.

mamaja-e-vajzes

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur, pasi babai i 18-vjecares të quajtur Irini ka marrë vesh se vajza e tij kishte lidhje me një djalë shqiptar. Mamaja e adoleshentes greke ka folur dy ditë më parë për ngjarjen e rëndë në një televizion grek. Ajo thotë se kohën kur ndodhi tragjedia kishte shkuar në Korfuz me djalin e saj 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin.
21151465_1821145967903132_2384579543505548304_n
“Gjithçka ndryshoi kur bashkëshorti mësoi se i dashuri i vajzës sonë ishte shqiptar”- thotë mamaja e 18-vjeçares.

21192802_1822130284471367_2725834276815673033_n

14463217_1372026616148405_4032047399747385930_n

Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ka ndërruar jetë 5 ditë më vonë.

Ajo thotë gjithashtu se për ngjarjen është njoftuar nga shqiptari, i dashuri i vajzës. Ndërkohë adoleshenti shqiptar nuk e ka fshehur trishtimin për humbjen e njeriut të zemrës.

13240658_1247077408643327_6876273712903167785_n

rtht6eyfg

“Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im. Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.- shkruan ai në ‘Facebook’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: