DURRËS- Një tragjedi nga ato që i kalon përmasat e njerëzores ndodhi sot në banesën njëkatëshe të familjes Konçi në fshatit Romanat të Durrësit, aty ku u shuan padrejtësisht tre vogëlushë.

Pas zjarrit që i mori jetën trinjakëve, banesa ka mbetur në errësirë, ndërsa gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell për BalkanWeb dëshmitë e para nga vendngjarja.

Nëna e të vegjëlve që ndodhej në punë në ato momente ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore, ndërsa dëshmitarët thonë se britmat e saj i ka dëgjuar i gjithë fshati.

“Do ketë qënë në arë, apo duke u marrë me punë të tjera”,- thotë një banor.

“Britmat e saj i kemi dëgjuar të gjithë, i ka rënë të fikët sa ka mbërritur në banesë”,- thotë një tjetër banor.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb