Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Tragjedia/ Flet drejtori i shkollës së Romanatit: Tre vogëlushët duhet të ishin sot në kopsht!

mesuesi ne romanat

Nga: Klodjana Haxhiaj

DURRES- Jo vetëm të afërmit, por i gjithë populli i Romanatit dhe i Durrësit ka mbetur i shokuar për tre vogëlushët, që sapo kishin nisur të shkonin në kopsht.

Vetëm tre ditë kishin që i ishin bashkuar bashkëmoshatarëve të tyre në grupin e parë, aty ku motrat e tyre më të mëdha shkonin në shkollën fillore të vegjlit Alesio, Artur dhe Valerio kishin nisur rrugëtimin e gjatë të dijes, por që u ndërpre në mënyrë tragjike mbrëmjen e zezë të 20 shtatorit.

Me lot në sy e mjaft i dëshpëruar, drejtori i shkollës së Romanatit, Syrja Rrodhja tregoi se i gjithë ekipi e stafi pedagogjik është bashkuar me dhimbjen e humbjes së trinjakeve.

“Nuk e kishin mbushur moshën, por i mora para kohe se ishin mjaft të zgjuar. Janë një familje e shkëlqyer, na kanë prekur shumë me këtë që ndodhi. Duhet të ishin në kopsht në ditën e tyre të katër, i morëm pak para kohe në kopsht por për të lehtësuar familjen”,- thotë ai.

Fqinjë, të afërm dhe arsimtarë, ndodhen pranë familjareve për t’i ofruar mbështetjen e tyre. Daja i familjes tregoi më herët se i ati i fëmijëve ndodhej në punë larg, e ëma i kishte mbyllur të vegjlit në dhomë për të çuar tek vjehrra vetëm 100 metra larg dy vajzat e rritura për të mësuar.

(m.a/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.