Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Tragjedia në Durrës/ Si duket sot banesa ku humbën jetën trinjakët 4-vjeçarë (VIDEO)

pamje nga shtepia e romanatit

DURRES – Shtëpia ku jetuan jetën e tyre të shkurtër vogëlushët trinjakë, Arturi, Alesio e Valerio, është mbyllur pas tragjedisë së natës së shkuar. Prindërit së bashku me dy vajzat e tyre janë larguar  tek shtëpia e prindërve të kryefamiljarit aty ku janë hapur edhe dyert e mortit.

Në banesën e Gazmend Koncit ku tre vogëlsuhët humbën jetën tragjikisht, gjurmët e zjarrit dhe të ngjarjes dramatike janë aty.

Në dhomën ku qëndronin vogëlsuhët nuk ka mbetur asgjë, është djegur dysheku u krevatit dopio, dhe të gjitha orenditë.  Nga nxehtësia e madhe edhe suvaja e mureve është rrëzuar në vende të ndryshme. Në dhomën e tragjedisë kanë betur sendet e vogëlushëve. Atletet e tyre ngjyrë blu nuk kanë “gojë” të flasin për   dhimbjen e vogëlushëve që mbetën të karbonizuar.

BalkanWeb sjell pamjet e mara mëngjesin e sotëm brenda shtëpisë së braktisur, pas kryerjes së ekspertizës nga ana e policisë së Durrësit.

(e.f/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.