KORCE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme. Ndonëse duhet të ishte një ditë plot respekt, dashuri e përkujdesje ndaj gruas, ky “8 mars” ka qenë tragjik për një vajzë të re.

Një 20-vjeçare nga fshati Zvirinë, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë fostoksinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që 20-vjeçarja Erisa Veizi ka patur me të fejuarin e saj.

Burime nga policia e Korçës thonë për “BalkanWeb” se “20-vjeçarja ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj, ku më pas në Spital, ka ndërruar jetë”.

Familjaret në deklarimet e para kanë pohuar se vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit. Sipas tyre, shkak kanë qenë edhe grindjet e shpeshta me të fejuarin e saj.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, dhe shkakun që çoi 20-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

Informacion paraprak
Më datë 08.03.2018, në orën 10:15, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar e shoqëruar nga familjarët e saj shtetasja E.V, rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Zvirinë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se, në gjendje të rënduar emocionale, kjo shtetase ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj, ku më pas në Spital, ka ndërruar jetë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb