DURRES-Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Durrësin, ku një 36-vjeçar është hedhur nga kati i tetë i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se ngjarja është regjistruar në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar. Mësohet se i riu me inicialet F.K., është hedhur nga banesa e tij në rrethana ende të paqarta.

Fill pas ngjarjes së rëndë policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton rreth zbardhjes së motivit të aktit ekstrem.
(ed.me/BalkanWeb)