Tragjik ka rezultuar fati i një të riu nga Hasi, i ciloi ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Greqi. Mësohet se Blerim Qarri është përplasur nga një makinë në Santorini. “BalkanWeb” mëson se 21-vjeçari ishte i fejuar, ndërsa jetonte me 3 motrat dhe nënën në Has, pasi babai i tij kishte ndërruar jetë 5 vite më parë.

Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku humbi jetën shqiptari.
Mes të tjerash bëhet e ditur se 21-vjeçari për pak ditë do të festonte ditëlindjen e të fejuarës së tij, Eldës.

Sakaq, policia greke po zhvillon hetimet rreth zbardhjes së aksidentit në fjalë.
16708531_772498586251405_8626143951389689871_n

21687571_893362280831701_3602240451196359218_n

28059002_972732742894654_8292226739320735130_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: