ITALI- Një tjetër i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Palombarese në komunën e Mentana në Romë, rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar Ergys Merhori, 29 vjeç. Mësohet se i riu teksa drejtonte mjetin e tij tip “Dacia Lodgy” ka humbur kontrollin e më pas është përplasur me murin anësor te rrugës. ‘Romatoday’ shkruan se shqiptari kishte ndërruar jetë në vendngjarje, pasi përplasja ka rezultuar fatale për të.

Mes të tjerash mediat italiane raportojnë se djali shqiptar jetonte në Saint Lucia te Mentana, jo shumë larg nga vendi i aksidentit. Ndërkohë, viktima është dërguar në morg, ku do t’i kryhet edhe autopsia. Po dje ndërroi jetë edhe një studente shqiptare në Itali. Bëhet fjalë për 27-vjeçaren Eligersa Baha, e cila udhëtonte me një biçikletë në kohën kur u përplas të shtunën nga një mjet tip ‘Fiat Punto’ që drejtohej nga një vajzë e re.
auto_10985390_890897424305498_3338935093702619822_n1502889160

carabinieri_notte-2-2-2

ergys-incidente-300x225
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: