SERBI-Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç ka deklaruar se lideri i Iniciativës Qytetare (SDP) Oliver Ivanoviç, kishte njoftuar edhe Shërbimin Informativ të Serbisë ndryshe i njohur si BIA, për personat nga të cilët i kanosej rreziku.

Siç ka thënë ajo, Ivanoviç brengat e tij ia kishte përcjellë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçicit, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Ajo këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë “Danas”, duke shtuar se për dyshimet që e preokuponin kishte informuar drejtorin e BIA-së Bratisllav Gashicin, Vuçicin dhe bashkësinë ndërkombëtare, dhe e gjithë kjo kishte ndodhur dy apo tri ditë para se të vritej.

“Ne sot nuk kemi asnjë deklaratë, për shembull të presidentit të Serbisë, i cili kishte informacione nga drejtori i BIA-së dhe agjencinë që ai e menaxhon. Në anën tjetër sa i përket gëzhojave të plumbave që janë shumë të rëndësishme për hetimin pasi gjenden gjurmët e gishtave, flet për mungesë serioziteti të hetimit, sa i përket vullnetit që të kapen personat që kanë kryer këtë krim”, ka deklaruar Trajkovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: