57 trajnerë kinezë, në kuadrin e një plani të mbështetur nga qeveria, do t’i nënshtrohen një stazhi 12-javor në Manchester, lidhur me problemet teknike të trajningut dhe te menaxhimit, bëri të ditur agjencia shtetërore e shtypit Xinhua.

Gjatë këtij stazhi, ata do të qëndrojnë në qendrat stërvitore të Manchester United e të Manchester City për të ndjekur trajnerët e tyre José Mourinho dhe Pep Guardiola, saktësonte Xinhua.

Ata do të vizitojnë gjithashtu mjediset me St George’s Park, qendra stërvitore e ekipeve të të rinjve të Anglisë.

Ky stazh është një prej atyre që do të organizohen këtë vit për trajnerët kinezë edhe nga shkollat dhe universitetet në Kinë.

Presidenti kinez, Xi Jiping është një amator i njohur futbolli. Ai ka bërë një vizitë në Manchester në 2015, ku ka pozuar edhe me sulmuesin spanjoll të “Citizens”, Sergio Aguero.

Shumë klube kineze kanë shpenzuar shuma astronomike për të marrë trajnerë të huaj (Sven-Goran Eriksson, Fabio Capello, Andre Villas-Boas…), si dhe lojtarë (Hulk, Oscar, Carlos Tevez, Ezequiel Lavezzi…) me emra të mëdhenj.

Investitorë kineze kanë blerë klube të ndryshme evropiane, mes të cilëve Aston Villa, Inter Milano dhe Espanyol Barcelona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb