Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Trajneri i Dinamos: Paraqitja e Skënderbeut? Mbrojtësit e krahut të pakëndshëm për ne

rijeka-dinamo-mario-cvitanovic-hnl-11082017_13mn6vaxfa9cw12ucmaxzwrr4k-470x264

Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Mario Cvitanoviç, në përfundim të takimit është shprehur se nuk ka mbetur aspak i befasuar nga paraqitja e skuadrës së Skënderbeut. Diçka që i kishte bërë mjaft përshtypje numrit 1 të pankinës kroate ishte përshtatja e sulmuesit Soue që ka pak kohë që u është bashkuar korçarëve.

Cvitanoviç gjithashtu shtoj se mbrojtësit e krahut të Skënderbeut ishin tepër cilësorë duke i etiketuar ata si të “të pakëndshëm”, pasi i kishin krijuar shumë probleme prapavijës së skuadrës së tij.

Për paraqitjen me dy fytyra të skuadrës

“Nuk erdhi fitorja, një humbje nuk do të ishte turpëruese. Por megjithëse kjo nuk është një humbje, të vjen keq. Pjesa e parë nuk ishte ajo që prisnim, ashtu siç dëshironim dhe tifozët me të drejtë na ulëritën kundër. Nuk kishte energji, emocion. Pjesa tjetër ishte shumë më mirë, e ndjemë tifozerinë që na mbështeti deri në fund.

Më vjen keq që nuk ia dolëm të fitonim, u kuptua që rivali është i rrezikshëm kur ia mundëson dhe kjo është ajo që bëmë në pjesën e parë. Ne duhet të paraqitemi si në pjesën e dytë. Do të shkojmë në Shqipëri për të fituar, pasi të gjithë duam të luajmë në Ligën e Europës. Do të bëjmë të pamundurën për ta realizuar”.

Çfarë u tha lojtarëve në dhomat e zhveshjeve

“U thashë lojtarëve se në pjesën e parë kishim qenë pasivë, isha i pakënaqur dhe se kishim fituar shumë pak dyluftime, ishim larg portës, nuk ishim konkretë në fazat e sulmit. Kishim disa situata ku mund të pasonim apo gjuanim, por nuk u paraqitëm mirë. Lëvizja e topit nuk ishte e duhura, mund të jemi ndëshkuar në pjesën e parë, por unë mendoj se mund të kualifikohemi”.

Nëse u çudit nga paraqitja e Skënderbeut

“Nuk na çuditi asnjë gjë nga Skënderbeu, me përjashtim të Soue, i cili luajti në majë të sulmit. Ai sapo erdhi dhe nuk kishte luajtur asnjëherë për ta, ndaj e kishim parë vetëm nëpërmjet disa videove të shkurtra. Skënderbeu ka lojtarë krahu të pakëndshëm për ne, u lejuam shumë situata të rrezikshme. Jemi në këtë situatë ku kemi pësuar një gol por do të jemi gati në ndeshjen e kthimit dhe mendoj se do të jemi më të fortë atje me Sudanin”.

(e.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.