Juventusi ka pësuar humbjen e parë në kampionat duke u mundur nga Lazio me rezultatin 2-1, ndërsa heroi i kësaj sfide ishte padyshim portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili i priti një penalltinë Paulo Dibalas në minutat e fundit të takimit. Mediat italiane e kanë konsideruar si heroin e sfidës portierin shqiptar.

Në fundin e deklaratës së tij për mediat, trajneri i Juvnetusit, Allegri-n u pyet nëse Dybala ka problem në gjuajtjen e 11-metërshave. Allegri tregon që ka qenë i vëmendshëm se në dy penalltitë e fundit të humbura nga argjentinasi, portierët kanë qenë shqiptarë.

“Problemi i Dybala janë portierët shqiptarë”, ka thënë me humor ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: