Artan Bano nuk dëshiron më që të jetë në krye të Lushnjës. Numri 1 i pankinës shprehet shumë i zhgënjyer nga disfata që ekipi i tij pësoi me rezultatin 0-3 kundër Laçit . Në intervistën pas ndeshjes Bano deklaron se do ti paraqesë presidentit dorëheqjen.

Çfarë ndodh me skuadrën kur pritej një lojë e mirë?

Ishte zhgënjim për publikun dhe për mua. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, u munduam të shoninim. Pj 2 u shthurëm totalisht. Kundërshtari pati shumë më dëshirë për ta fituar ndeshjen dhe e meritoi fitoren. Dua të theksoj se patëm një shok psikologjik. Nuk zhvilluam as një lojë të mirë. Dua të marr përgjegjësitë e mia, dhe do bisedoj me drejtuesit për të parë pozicionin tim. Ndoshta mund të largohem.

Keni shumë vite te Lushnja, e ringjitët në superior, jeni I zhgënjyer, I pambështetur?

Ne varemi nga bashkia, drejtuesit nuk kanë çfarë të bëjnë më shumë. Jam I zhgënjyers sepse është sakrificë e madhe, dhe unë personalisht nuk e meritoj të zhgënjehem në këtë mënyrë. Nesër mund ta paraqes edhe me shkrim dorëheqjen time. Por, theksoj se jam shumë I zhgënjyer nga skuadra. Pëson gola foshnjarakë dhe del nga detyrat që I caktoj unë. Duhet të jetë dikush tjetër që ta rregullojë këtë punë.

Kur llojtarët nuk sillen si burra në fushë, nuk mendoj se është përgjegjësi vetëm e juaja. Klubi duhet të ndërhyjë që të marri ndonjë masë?

Unë mendoj se nga ajo që pashë sot se ekipi nuk ka dëshirë për të vrapuar. Këtu diçka nuk shkon, dhe tashmë dihet që përgjegjësinë e marr unë. Për sot e marr unë përgjegjësinë. Detyra e lojtarëve është që të shënojnë dhe të mos pësojnë gola foshnjarakë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: