Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, e ka cilësuar si të pranueshme humbjen e sotme në fushën e Skënderbeu. Pas ndeshjes, ai deklaroi për “TVSH” se kjo ishte pasojë e faktit se në klub kishte filluar gjithçka nga e para.

Për humbjen e sotme përballë Skënderbeut
“Gjetëm një skuadër luftarake, në formë, na vuri në vështirësi. Mëkat se ishte një ndeshje e bukur. Kishte naivitet nga ana jonë, kemi bërë disa gabime, komplimente Skënderbeut”.

Për atë që pret skuadrën
“Kemi bërë shumë punë, shpesh edhe gjen ekipet të ndryshme që të vënë në vështirësi. Po mundohemi të gjejmë rrugën tonë, po mundohemi të bëjmë gjërat nga e para. Nuk është e lehtë të nisësh një projekt të ri, është më mirë kur të ndihmojnë rezultatet”.

Nëse do preferonte t’i kishte më vonë ndeshjet me Kukësin e Skënderbeun
“Sigurisht, do të ishte më mirë nga pikëpamja e punës fizike që kemi bërë gjatë fazës përgatitore. Por kam parë edhe gjëra të mira, duhet durim. Po punojmë në një projekt të ri, po i përballojmë në mënyrën më të mirë, por jemi përballur me skuadra të mëdha”.

Për gabimet e shumta që ka bërë ekipi në këto ndeshje

“Nuk duam të gabojmë asnjëherë, është logjike që skuadra duhet të ketë besim. Rezultati i sotëm është i çuditshëm, pasi në momentin kur ishim më mirë, ndoshta po bënin fazën më të mirë të lojës, pësuam këtë gol që nuk është në natyrën tonë. Por është mëkat, punohet, duhet të besosh te çfarë ke bërë dhe djemtë duhet të gjejnë kondicionin më të mirë”./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb