Në orët e vona të mbrëmjes të së martës, një takim “blic” mes presidentit De Laurentis të Napolit dhe Karlo Ançelotit, ka ndodhur në Romë në shtëpinë e presidentit. Ish-trajneri i Bajernit u prit nga Aurelio de Laurentis, dhe i biri i tij, Luixhi, dhe drejtori i bluve, Andrea Kiaveli.

Këto janë orë vendimtare, për ekipin e Napolit, që duket se me shumë mundësi do ketë trajner të ri Ançelotin. De Laurentis është gati t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi në vitin e tretë, me një pagë sezonale rreth 6.5 milionë euro. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/trajneri-i-ri-i-hysajt-zbulohet-me-ke-eshte-ne-takim-tani-presidenti-i-napolit-video/

Anceloti – De Laurentis on Vidnews.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: