Trajneri i Italisë, Xhanpiero Ventura ka deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij pësoi një humbje të pamerituar. “Nuk mendoj se ishte disfatë e merituar. Nuk luajtëm keq, edhe pse nuk shkëlëqyem. Jam i pakënaqur nga arbitri dhe nga mungesa e kujdesit të veçantë në një ndeshje si kjo. Lejoi lojën e ashpër dhe nuk llogariti kohën për simulimet e gjata të suedezve. Kjo nuk shkon. Në të tilla nivele duhet pasur më shumë kujdes nga gjyqtarët. Gjithsesi ne duhet të mendojmë për ndehsjen e kthimit dhe kemi nevojë që “San Siro” të jetë plot.”

“Duhet të na japë një dorë, në mënyrë që edhe ne t’u japim tifozëve një dorë. Në ndeshjen e kthimit duhet të mendojmë vetëm për të marrë rezultatin që duam pa e vrarë mendjen për mënyrën se si do të luajmë”, ka thënë trajneri i të kaltërve pas ndeshjes.

I pyetur për stiolin e vjetër të lojës dhe për skuadrën që nuk ka asnjë plan “B”, Ventura u kujtoi gazetarëve shtyllën e Darmianit duke iu thënë se nëse ndeshja do të kishte dalë në barazim nuk do të ishin kaq agresiv ndaj tij dhe skuadrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb