Kukësi është rikthyer te fitoret pas humbjes në shtëpi kundër Skënderbeut duke mundur në transfertë skuadrën e Lushnjës me rezultatin 0-2. Verilindorët të dy golat që i dhuruan tre pikët i shënuan në pjesën e dytë.

Në 45-së minutëshin e para rezultati mbeti i paprekur, por menjëherë me fillimin e të dytës një karton i kuq i portierit Spaho prishi balancat në fushë. 11-të minuta pas këtij episodi Elis Guri me një goditje nga larg zhbllokoi shifrat, ndërsa Alijev pas vetëm dy minutash stampoi rezultatin e krejt takimit.

Humbja e tretë për Lushnjën brenda 5-së javësh që e rendit në vendin e fundit me 2 pikë po aq sa Partizani që luan në orën 17:00 në transfertë kundër Teutës. Ndërsa Kukësi i bashkëngjitet Skënderbeut në krye me 10 pikë, me korçarët që ashtu si Partizani, në orën 17:00, do të luajë për javën e 5-të me Laçin në shtëpi.
Luftetari1-470x314
Në takimin tjetër të orës 14:00 Luftëtari është surprizuar në Gjirokastër nga Kamza debutuese në Superligë. Luftëtari nuk ka arritur të marrë asnjë pikë edhe pse miqtë për gati 60-të minuta luajtën me një lojtar më pak.

Takimi u zhbllokua në minutën e 16-të me gol të serbit Stefan Raçiç. Pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e miqve të cilët në minutën e 32-të i detyruar të luanin me 10-të lojtar pasi Fustar u ndëshkua me të kuqe. Në të dytën, anësori Dejvi Bregu do të barazonte rezultatin për Luftëtarin. Atëherë kur pritej kthesa, Kamza surprizën në fund duke ndëshkuar vendasit me heroin Raçiç.

Dy minuta më pas, në të 96-ën, do të barazoheshin edhe forcat në fushë pasi Luftëtari mbetet me 10 lojtarë.

Pas javës së 5-të Luftëtari renditet në vendin e 8-të me 5 pikë, ndërsa Kamza mban pozicionin e 6-të me 6-të pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb