GREQI– Policia greke është vënë pasditen e sotme në ndjekje të një automjeti që vinte nga kufiri greko-shqiptar. Pasi kanë mundur të ndalin automjetin në Amfiloxia, policët kanë ushtruar kontroll të imtësishëm.

Mësohet se në automjetin me të cilin udhëtonin babë e bir, 52 dhe 29 vjeç, shtetas grekë, u gjetën dhe sekuestruan 79 kg 680 gramë marijuanë.

Ata e kishin marrë drogën në kufirin e gjelbër nga shtetas shqiptarë dhe do e çonin në Athinë kundrejt pagesës. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, policia ka arrestuar dy shtetasit greke, babë e bir.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur, e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 5.3 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb