GREQI – Një shqiptar dhe tre grekë janë arrestuar gjatë transportimit të një sasie të konsiderueshme droge. Ata u ndaluan në Kozani, në pjesën veriperëndimore të vendit

Sasia e kanabisit ishte ngarkuar e tëra në një makinë tip furgon, që drejtohej nga një 25 vjeçar, shtetas grek. Në vendin e pasagjerit ndodhej shtetasi shqiptar, me moshë 32 vjeç. Në 17 thasët kishte një sasi prej 208,6 kilogramë kanabis, e ambalazhuar në 59 paketa.

Policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë grekë që me makinat e tyre kishin rolin e mbështetësit të transportuesve të drogës.

Siç rezultoi nga verifikimi, 32 vjeçari shqiptar ndodhej në kërkim, pas një urdhër arresti të shpallur nga prokuroria e Selanikut, i akuzuar për grabitje.

aaf4216b-f55b-439b-8b8e-d3be7f703093

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: