FIER- Mbetet ende i paqartë qëllimi i fluturimit të 3 avionëve të vegjël mbi Seman. Banorët, të cilët kanë frikë të flasin para kamerave, pohojnë se kanë parë shpesh avionë të tillë në këtë zonë, madje dje njëri prej tyre fluturoi shumë ulët. Megjithëse nuk ka shenja të uljes së tyre, historitë e avionëve me drogë në këto zona, siç ishte dhe Divjaka, nuk janë të padëgjuara për shqiptarët.

Rreth orës 15 e 20 të pasdites së të dielës, tre avionë të vegjël ngjyrë të bardhë, kanë fluturuar në një lartësi të ulët në plazhin e Semanit në Fier. Kjo konfirmohet nga banorë të zonës, të cilët kanë frikë të flasin para kamerave, por pohojnë se një prej avionëve ka fluturuar shumë ulët pranë pikës së kontrollit detar në plazhin e Semanit. Në këtë zonë nuk janë gjetur shenja të uljes të avionëve. Banorët thonë se nuk është hera e parë që shohin avionë të tillë të flutorojën në këtë zonë, që ndodhet mbi 300 metër larg plazhit. Fillimisht denoncimi për fluturimin e këtyre avionëve është bërë në rrjetet sociale, ku u hodhën dyshime për furnizim të tyre me drogë pikërisht pranë plazhit të Semanit.

Madje në denoncimet e bëra nga qytetarët, të cilët kishin filmuar avionët që fluturuan në zonë përmendej edhe një postbllok i ngritur nga ana e policisë së Fierit pranë kryqëzimit të Semanit, ku sipas denoncuesit, ky postbllok është ngritur për të favorizuar avionët e drogës. Por sipas policisë Fierit, postoblloku ekziston prej disa muajsh, me një vendimi të këshillit të ministrave për mbrojtjen e pyjeve, pas hyrjes në fuqi të moratoriumit. Në këtë postbllok janë katër shërbime: Policia e Shtetit, Policia Ushtarake, Policia Tatimore dhe Policia Pyjore, dhe kryejnë kontrolle ndaj të gjithë personave që kalojnë aty për të shkuar në plazhin e Semanit, Darzezë, apo zonën pyjore.

Ende nuk ka reagim zyrtar nga organet përkatëse për avionët që janë parë të fluturojnë mbi zonën e plazhit në Seman, pasi nëse ata rezultojnë të kenë leje për të fluturuar në vendin tonë, atëherë autoritetet tona kanë dijeni dhe mund ta faktojën këtë lehtësisht këtë gjë. Avionët me drogë nuk janë histori të padëgjuara për Shqipërinë. Reth dy muaj më parë, avionë të vegjël që ngarkoheshin me drogë u denoncuan se ishin ulur në në zonën e Bishtporës në Vlorë, madje nga pala italiane u bënë pulike edhe foto të avionit që dyshohej se ulej në këtë zonë, ku u gjendën dhe gjurmë të avionit. Për të mos harruar 2014, që shënoi një rast flagrant. Avioni tip “Piper” u rrëzua në plazhin e Divjakës, teksa tranportonte sasi të konsiderueshme drogë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: