Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tre në pranga për një ndërtim pa leje, mes tyre dy inspektorë të Mbrojtjes së Territorit (Video)

ARR

TIRANE- Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për një ndërtim pa leje, si dhe dy specialistë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë, për “Shpërdorim detyre”.

Sakaq, procedim penal nga SH.Ç.B.A, dhe procedim disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur edhe për katër punonjës policie të Komisariatit Nr.4 për mos veprim në lidhje me rastin.


NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve pa leje, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve dhe Ankesave (SH.Ç.B.A), Drejtorinë e Standarteve Profesionale pranë Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “NDËRTIMI” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

1. Jetnor Gjoka, 47 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

2. Amarildo Duka, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrë specialist pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.

3. Dritan Bregasi, 43 vjeç, me detyrë specialist pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, pasi më datë 11.08.2017, në vëndin e quajtur rruga. “Xhanfize Keko”, pallati ML, shtetasi Jetnor Gjoka ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente në një sipërfaqe ndërtimi (garazhi) prej 530 m2.

Sa më sipër nga ana e Inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje e kanë lejuar duke sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Gjithashtu në lidhje me këtë vepër penale nga SH.Ç.B.A janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjsëve të policisë pranë Komisariatit nr.4, Tiranë, konkretisht punonjësit e policisë me iniciale Xh.M, Y.H, F.D dhe E.H, të cilët në përmbushje të detyrave funksionale të tyre janë mjaftuar vetëm me komunikimin verbal të specialistëve të IMT.

Gjithashtu ndaj punonjësve të Policisë ka nisur dhe procedimi disiplinor nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mos veprim.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.

(BalkanWeb)


Komente ( 5 )

  • Gjithe ordinerat meren me policit e ndertimit,dhe te gjithe dallaveraxhinjte. Me tregoni nje emer ne te gjithe shqiperine nje…? Duet plani i zhvillimit,dhe mundesirat dhe hapersirat me gjithe kriteret per te bere shtesat. Po nuk e di se remuja i intereson dallaverexhinjve per te fit lek.27vjet dhe shume veshtire per te pah planin e zhvillimit te qytetit ku jetojme,iishalla e kan femijet tane zvillim dhe ivestime te sigurta se ne a a a,veshtire. Me vjene shum keq

  • Te gjith inspektoret e policis ndertimore duhen fut ne burg ne te gjith shqiperin vazhdojn ndertimet pa leje si pasoj e tolerances nga policia dhe toleranca shperblehet me lek ne dore

  • Pas kesaj I linde drejta te gjithe banoreve te kateve te fundit te shtojne nga nje kat.

  • Ehste shume lart kat I dhjete e nuk shohin aq lart.

  • Cnevoje ka me dale me thene keto. Dilni perballe ish st fundit te tiranes se re,te ura qe u zgjerua ,ngrini koken lart dhe shikoni qe per 1 jave u ndertua nje kat shtese. Nuk ka nevoje per operacion,thjesht me ngrit koken lart

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .