TIRANE– Tre shokët e ish-policit Ervin Dalipaj, dëshmuan dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në procesin që është duke u kryer kundër Denis Shtrazës. Ky i fundit është i vetmi i pandehur që qëndron në qeli për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, pas ekzekutimit mafioz të të akuzuarit tjetër të po kësaj çështjeje, Dalipajt. Pas vdekjes së tij u pushua edhe akuza për të cilën ai ishte shpallur në kërkim, ndërsa prokuroria kërkoi më herët që si dëshmitarë në gjyq të thirreshin shokët e tij.

Allaraj, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, tha se mbrëmjen kur është rrëmbyer Çollaku, miku i tij ka qenë në shoqërinë e tij, si dhe me disa shokë të tjerë policie dhe ish-punonjës policie. Sipas dëshmitarit, Dalipaj kishte shkuar në lokalin ku ndodheshin, te Tregu Elektrik në Tiranë me makinën e tij dhe ndodhej bashkë me dy persona të tjerë.

Ndërsa, në momentin kur dëshmitari Allaraj u pyet nga avokati mbrojtës i Denis Shtazës se sa orë ka qëndruar me Dalipajn, ai pohoi se janë takuar rreth orës 15:30 të 6 janarit të vitit të shkuar dhe kanë qëndruar deri në orën 22:30. Ai foli edhe për njohjen e tij me Dalipaj që në kohën kur ishin pjesë e Policisë së Shtetit, kohë kur të dy punonin në Komisariatin Nr. 4 në kryeqytet.

Shkrimin e plotë e gjeni në GSH.AL duke klikuar tek linku  http://www.gsh.al/2017/06/09/3-shoket-e-ish-policit-ne-gjykate-dalipaj-ndodhej-me-ne-ne-lokal-kur-u-rrembye-gazmend-collaku/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: